Mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” ishte i ftuar reperi Kidda. Në një intervistë të gjatë ai zbuloi detaje mjaft interesante nga jeta e tij profesionale, personale apo edhe marrëdhënia me kolegët. Në rubrikën ‘Thuaje ose haje’ ai u detyrua t’i përgjigjej një pyetjeje të sikletshme. Moderatori i emisionit e ka pyetur për emrin e një këngëtareje femër që ka refuzuar për bashkëpunim dhe Kidda ka pranuar të përgjigjej pa marrë dënimin.
“Me Tunën nuk kam pranuar’,- është përgjigjur shkurt reperi.
Ende nuk dihet si e ka pritur Tuna këtë deklaratë, megjithatë momentalisht këngëtarja po shijon suksesin e këngës “Maria” në bashkëpunim me Seven Saraçin./revistawho.com