Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Surprizat e ‘Festivalit të Këngës’, këtë vit vjen me disa risi

31/10/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Surprizat e ‘Festivalit të Këngës’, këtë vit vjen me disa risi

‘Festivali i Këngës në RTSH’ premton surpriza të shumta dhe risi. Pak kohë më parë u zbuluan të gjithë emrat e njohur që do të rikthehen pas shumë vitesh për të provuar edhe njëherë emocionet e skenës në festivalin e fundvitit. Përveç këngëtarëve më të njohur, ‘Festivali i 57-të i Këngës’ këtë vit do të drejtohet nga artistët më të mirë të muzikës dhe regjisë në vend. Në një konferencë për shtyp drejtori i festivalit, Martin Leka, ka pohuar se është një lajm shumë i rëndësishëm përfshirja e Inva Mulës si drejtoreshë artistike në ‘Festivalin e Këngës’, sepse është e sigurt që sopranoja do të sjellë një eksperiencë dhe një frymë të re. Në realizimin e këtij edicioni është dhe Sokol Marsi si producent muzikor dhe vëllezërit Pandi dhe Bledar Laço si skenarist dhe regjisor.





Drejtuesit kanë premtuar se këtë vit do t’i kushtojnë më shumë rëndësi rinisë, që ta dojë më shumë festivalin dhe këngët e tij. Për të rikthyer këtë dëshirë tek moshat e reja, do të krijohet një grup me maturantët më të mirë nga gjimnazet e Tiranës, të cilët do të ndjekin festivalin nga afër dhe do të formojnë një juri ekstra, përveç asaj profesioniste, për të zgjedhur këngën më të mirë sipas tyre. 22 këngët pjesëmarrëse do të prezantohen në dy netë. Në të parën këngëtarët do të këndojnë të shoqëruar nga ‘Orkestra Simfonike’ dhe e dyta do të quhet ‘Nata e Performancave’, sepse këngëtarët këtë herë do të jenë pa orkestër, njësoj si në ‘Eurovision’. Gjithashtu këtë vit, këngët nuk do të prezantohen më parë me videoklip, sepse duke qenë se janë si konkurruese në festival, për herë të parë duhet të shfaqen aty që publiku të mos humbas interesin për to. /revistawho.com


Tags: bledar lacofestivali i kengesinva mulapandi lacoriniarisirtshsokol marsi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Jemi “mashtruar” të gjithë, Luana vazhdon të jetë bionde

Jemi “mashtruar” të gjithë, Luana vazhdon të jetë bionde








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera