Moti i ftohtë mund të ketë një ndikim të madh në lëkurën tuaj. Me rënien e ndjeshme të temperaturave, njësoj ulet dhe sasia e hidratimit të lëkurës, e cila mund të çojë në të ashtuquajturin ‘rashi i dimrit’. ‘Rashi i dimrit’ (winter rash), është një zonë me lëkurë të irrituar, që më shpesh shkaktohet nga tharja ekstreme e lëkurës. Edhe nëse keni lëkurë normale dhe të shëndetshme gjatë pjesës tjetër të vitit, ju mund të prekeni nga rashi dimëror në periudhën e ftohtë të vitit. Por si ta kuptojmë dhe ta zgjidhim këtë problem? Përgjigjen për çdo pyetje tuajën e ka dermatologia, Dr. Migena Gega, në një intervistë për “revistawho.com”.
SIMPTOMAT DHE SHENJAT E RASHIT TË DIMRIT:
- skuqje
- ënjtje
- kruaje
- sensitivitet dhe luspezim
- puçrra dhe vezikula të vogla
Rashi mund të prekë një zone të caktuar të trupit tuaj, shpesh herë këmbët, duart ose parakrahët, por në raste të tjera mund të jetë i përhapur në të gjithë sipërfaqen.
FAKTORET E RREZIKUT PËR T’U MARRË NË KONSIDERATË:
Kushdo nga ne mund të manifestojë probleme të tilla, por ka persona që janë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Ju keni më shumë shanse për t’u prekur nëse vuani nga:
- ekzema
- rosacea
- dermatiti
- alergji të ndryshme
- asthma
- lëkura tepër e ndjeshme
SHKAQE TË MUNDSHME TË PROBLEMEVE TË LËKURES NË DIMËR
Shtresa e jashtme e lëkurës tuaj përmban yndyrë natyrale dhe qeliza të vdekura, të cilat mbajnë ujin në brendësi të lëkurës tuaj. Kjo ndihmon të mbajë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të lëmuar.
Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, pasi ajri i ftohtë, lagështira e ulët dhe era me shumë intensitet, mund të heqin nga lëkura, hidratimin aq shumë të nevojshëm. Në të njëjtën mënyrë ngrohja e tepërt dhe dushi me ujë shumë të nxehtë në ambientin e brendshëm, mund të ndikojnë në të njëjtën mënyrë. Situatat me temperatura ekstreme, shkaktojnë humbjen e yndyrës natyrale në lëkurë. Një veprim i tillë largon hidratimin, duke na shfaqur një lëkurë të thatë, dhe me shumë mundësi një ‘rash dimri’.
TRAJTIMI I NJË RASHI DIMRI
Shumica e këtyre trajtimeve janë pa shumë kosto dhe nuk kërkojnë recetë mjekësore. Për shembull:
- Hidratuesit janë hapi i parë i mbrojtës në temperaturën e ftohtë. Aplikoni hidratues disa herë në ditë, sidomos menjëherë pas banjës dhe larjes së duarve.
- Vaselina është një hidratues shumë efektiv.
- Vajrat natyralë, si vaji i ullirit apo vaji i kokosit, mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar.
- Pomadat me kortizonikë, të cilët mund të merren duke u konsultuar me mjekun për mënyrën e përdorimit, mund të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, kruarjes dhe inflamacionit.
PARANDALIMI I NJË RASHI DIMRI
- Investoni në lageshtues ajri, për ajrin në ambientet ku jetoni e punoni.
- Lahuni më rralle dhe evitoni larjen me ujë tepër të nxehtë.
- Përdorni sapunë natyralë me përmbajtje glicerine, shea butter apo vaj ulliri.
- Mbroni duart tuaja duke veshur dorashka në momentin që dilni jashtë. Vendosni doreza mbrojtëse në momentin që lani enët, apo pastroni me produkte të ndryshme.
- Vishni rroba me fibra natyrale, si p.sh pambuku.
- Parandaloni djegiet e lëkurës në dimër duke vendosur krem dielli me faktor mbrojtës 30 apo më të larte kur ekspozoheni jashtë.
- Limitoni kohën që kaloni para zjarrit i cili ul hidratimin dhe ekspozon lëkurën tuaj ndaj nxehtësisë së tepërt
Shumica e këtyre situatave përmirësohet me këto masa, por një pjesë e vogël mund të kërkojë trajtim me specifik . Nëse situata nuk po përmirësohet edhe me këto preparate, nëse keni kruarje ekstreme apo gjakosje, kontaktoni mjekun dermatolog për ndjekje të mëtejshme./revistawho.com