Chrissy Teigen është nderuar nga revista prestigjioze ‘Glamour’ si ‘Gruaja e Vitit’. Modelja ka treguar se me të vërtetë e meriton këtë çmim, ku ka folur hapur për depresionin pas lindjes, ankthin dhe pasiguritë e saj.
Ajo ka thënë se kur ka qenë e re ka pasur probleme të shumta me ankthin, sepse nuk e dinte çfarë do bënte me jetën e saj. Chrissy tashmë është nënë e dy fëmijëve, Luna dhe Miles dhe të gjithë e dinë se ajo është një nënë shumë e përkushtuar.
Megjithatë duket se periudha pas lindjes së fëmijëve për të nuk ka qenë e lehtë, sepse i është dashur të përballet me depresionin dhe për këtë ka folur disa herë në media. Gjatë viteve të fundit, Chrissy Teigen është kthyer në një nga personat më me influencë në rrjete sociale, duke arritur një numër ndjekësish prej 20.9 milionë. /revistawho.com