Melisa pyet Orhanin nëse e do vërtet Xhenetën. Ai e pranon. Melisa i lutet të mos heqë dorë nga Xhenet që edhe ajo të fitojë Selimin. Selim takohet me Besten. Xhenet i jep shpresë gjyshes se do shërohet. Selim i kërkon Xhenetës të vijë urgjentisht. Ai surprizon Xhenetën. Dy fëmijë i dhurojnë asaj lule. Selim i kërkon falje Xhenetës. Ajo e fal. Selim i thotë Xhenetës se do bëhet heroi i përrallës së saj. Xhenet i kujton Selimit Melisën. Ai i thotë se me të është vetëm shok. Melisa dhe Orhan i përgatisin një surprizë Xhenetës. Melisa telefonon Xhenetën dhe i kërkon të vijë. Xhenet habitet kur gjen një tavolinë të shtruar me petale dhe qirinj. Selim rreh Orhanin. Arzu dëgjon të bërtiturat e Melisës. Ajo ndan Orhanin dhe Selimin. Xhenet largohet. Arzu e kap rrugës dhe e fut me forcë në makinë. Ajo i thotë Xhenetës të qëndrojë larg Selimit dhe Orhanit. Xhenetën e rrëmbejnë. Beste telefonon Selimin dhe e pyet për Xhenetën pasi ajo nuk ka ardhur në shtëpi. Selim shqetësohet. Suna dhe Selim shohin në polici kamerat e asaj zone. Selim tronditet kur sheh se Xhenet ka hipur në makinën e Arzus. Policia arrestojnë Arzun. Nilgyn i thotë personit ta vrasë Xhenetën. Ai i drejton armën Xhenetës./revistawho.com