Pasi ka plotësuar 90 ditët në rehabilitim, Demi Lovato ka vendosur që të ndryshojë tërësisht jetën e saj, duke parë vetëm gjërat pozitive. Për shkak të problemit me mbidozën, këngëtarja ka qenë në spital për 3 muaj. Një burim ka treguar se ajo është më mirë dhe se është shumë e lumtur dhe e shëndetshme. Gjithashtu ky burim ka thënë se Demi po distancohet nga miqtë që e mbështesnin për mënyrën e jetesës që kishte më parë. “Demi ka vuajtur shumë me varësinë ndaj drogës dhe prandaj prindërit dhe miqtë janë shumë të lumtur që ajo punoi dhe ja doli mbanë. Ky proces i ka sjellë Demit shumë përfitime. Jo vetëm që është pastruar dhe është më e kthjellët, por tani ajo ka dhe një mënyrë jetese më të mirë”, – ka thënë një burim shumë i afërt i këngëtares për ‘Entertainmemt Tonight’. Demi duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë herë rehabilitimin, sepse ka vendosur që deri në fund të 2018-ës të kujdeset për veten. /revistawho.com