Noziy dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar përpara dy javësh bashkëpunimin e tyre ‘A don love’, që ka rezultuar një sukses i vërtetë. Pavarësisht se vite më parë dy këngëtarët shqiptarë nuk kishin marrëdhënie të mirë, kohët e fundit çdo gjë mes tyre është rregulluar. Madje së fundmi Noizy ka njoftuar se Dafina Zeqiri është bërë pjesë e grupit të tij, ‘OTR’. Reperi ka publikuar një fotografi pranë Dafinës dhe aty ka dhënë lajmin se ka bërë edhe atë pjesë të grupit.
Fansat e dy këngëtarëve e kanë pritur shumë mirë këtë dhe kjo do të thotë se mes tyre do të kemi sërish bashkëpunime të tjera. Kujtojmë se Dafina Zeqiri pak kohë më parë u zhvendos në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj, por tani siç duket ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në Shqipëri. /revistawho.com