Pasi përfundoi me sukses sfilatën e saj për “Victoria’s Secrets”, Kendall Jenner është shpallur si ikona e vitit nga ‘Revolve Awards’. Për mbrëmjen e veçantë, Kendall kishte veshur një fustan të zi që shkonte pas trupit dhe që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte.
Në fotografitë e publikuara, modelja e njohur shfaqet e lumtur dhe shumë krenare duke mbajtur në dorë çmimin e saj. Në këtë event ishin të pranishme edhe modele të tjera si Emily Ratajkowski, Olivia Culpo, Chanel Iman etj. /revistawho.com