Elcin Sangu ka dhënë një intervistë për BeStyle Magazine. Ndër pyetjet më interesante ishte ai i rolit që aktorja e “Dashuri me Qira” ëndërron të interpretojë. Elcin u shpreh se shpirtërisht ka një lidhje të fortë me Lady Dianën e Anglisë dhe ëndërron që një ditë të luajë rolin “Princess Diana”. Lady Diana vdiq në vitin 1997 në Paris në një aksident rrugor i cili hap polemika dhe diskutime të shumta. Nëse filmi do të realizohet, shikueshmëria do të jetë e garantuar pasi të gjithë do duan të rishikojnë Elcin si Diana. Deri atëherë, Sangu mund ta ndiqni në Tring në ekranin e 3Plus me “Dashuri me Qira”. Momentalish, aktorja flokëkuqe po xhiron një projekt krah aktorit të njohur Kivanc Tatlitug./Tring.al