Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Manjola Nallbani një nënë krenare, vajza e saj 14-vjeçare boton librin e dytë

13/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Manjola Nallbani një nënë krenare, vajza e saj 14-vjeçare boton librin e dytë

Manjola Nallbani ka treguar shpesh në intervista se ka një lidhje shumë të ngushtë me dy vajzat e saj. Janë të rralla rastet kur Manjola shfaqet publikisht me to, megjithatë nuk ka se si të mos flasë për dy nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj. Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, këngëtarja është shprehur më krenare se kurrë për vajzën e saj 14-vjeçare, Sindi, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë.





Siç duket talenti dhe pasioni për artin është trashëguar edhe tek vajza dhe prandaj këngëtarja ka një arsye më shumë për t’u ndjerë e lumtur për këtë gjë. Manjola ka treguar se “Njësoj të ndryshëm” është libri më i çmuar për të dhe me urimet e sinqerta të një nëne shpreson që një ditë vajza e saj të bëhet shkrimtare e madhe.


“Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe”, – ka shkruar Manjola. Libri i vajzës së këngëtares mund të gjendet nga dita e nesërme dhe deri në 18 nëntor në panairin e librit në stendën e botimeve “Dudaj’. /revistawho.com

Tags: krenareliberManjola Nallbanisindi tonavajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Rob Kardashian pranon se është “i varfër”, kërkon suport financiar nga ish e dashura për vajzën e tij

Rob Kardashian pranon se është “i varfër”, kërkon suport financiar nga ish e dashura për vajzën e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera