E ka kthyer në traditë tashmë festimin e çdo dite të shënuar krah fëmijëve të Jetimores në Durrës. Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, e ka kaluar krah të vegjëlve të braktisur festën e Kurban Bajramit, duke menduar edhe për dhurata e të mira të tjera materiale për ta… Me këtë gjest fisnik, Noizy u jep një mesazh shumë të mirë të gjithë atyre që e ndjekin, që të ndajnë të mirat materiale me ata që nuk kanë. Një bravo për ty Noizy!