Në botë ekzistojnë shumë ligje të çuditshme, të cilat zbatohen për shkak të detyrimit ndaj shtetit. Këto ligje përfshijnë edhe shoferët, të cilët në situata të ndryshme marrin dënime të ndryshme. Sigurisht që një person që i jep makinës ka përgjegjësi të madhe, por disa shtete me ligjet e tyre kanë habitur njerëzit nëpër botë. Më poshtë po ju rendisim disa më të çuditshmit, të cilët bëni mirë t’i dini nëse shkoni t’i vizitoni këto vende.
1-Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.
2- Sipas ligjeve gjermane, brendësia e makinës është private, pse të mos zhvishen në një mot të nxehtë.
3-Në Arkansas nëse i bini borisë së makinës dënoheni me gjobë marramendëse, pasi dëmi akustik nuk zhbëhet.
4-Në Qipro është e ndaluar të pish ujë ndërkohë që i jepni makinës. Për të shuar etjen duhet të ndaloni.
5-Në Francë është e detyrueshme që shoferi të mbajë në makinë edhe pajisjen që kontrollon nivelin e alkoolit përmes frymëmarrjes. Në këtë formë, t’ia bëjë kontrollin vetës, para se të jetë ndalur prej ndonjë patrulle./revistawho.com