Së fundmi aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug është duke u marrë me xhirimet për rolin e tij më të fundit. Teksa regjistrimet vazhdonin me ritme të shpejta, dita e sotme nuk ka qenë aspak në favorin e tyre dhe kjo ka bërë që të xhirimet të ndaloheshin. Në një nga skenat e filmit, Kivanç duhej të bënte disa manovra me makinë, në rrugët e qytetit. Për këtë arsye, makinat që ndodheshin për momentin në rrugë, duhej të organizoheshin deri në detaj. Kjo gjë nuk ju ka pëlqyer aspak qytetarëve të cilët kanë ngritur zërin në shenjë proteste. Ata janë shprehur se kjo gjë nuk është aspak normale, pasi askush nuk mund t’i përdori në këtë mënyrë. Tejet të revoltuar, qytetarët i janë drejtuar Kivanç duke i kërkuar të mos vazhdojë të bllokojë trafikun për shkak të skenës së tij. Kjo situatë ka zgajtur për disa orë derisa u gjend një rrugë e përbashkët./revistawho.com