Roberto Cavalli është duke përdorur ‘Instagramin’ e tij për të bërë kritika mbi personazhet e njohur. Një prej tyre ka qenë edhe bloggerja italiane Chiara Ferragni. Ne një foto të publikuar së fundmi biondja bukuroshe kishte pozuar me bikini për të reklamuar jo vetëm linjat e rregullta pas lindjes, por edhe eventin e “Intimissimi” në Milano. Ka mjaftuar ky imazh që Cavalli t’i bëjë kritika të forta mëmësie.
“Po i bën reklamë kërthizës.Kush mendon se je? Ti je thjesht një makineri parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji. Kishe frikë se mos të prishej gjoksi,” – shkruan ai.
Kjo nuk është hera e parë që Ferragni kritikohet nga një stilist i njohur. Stefano Gabbana gjithashtu sulmoi blogeren pas dasmës së saj, duke e cilësuar si “të lirë” dhe “komplet e pavlerë”./revistawho.com