Në listën e këngëtareve më të paguara në botë për këtë vit kryeson Katy Perry, e cila ka rrëzuar nga froni Taylor Swift. ‘Forbes’ ka publikuar listën e këngëtareve më të paguara, në të cilën Swift për vitin 2018-të renditet në vendin e dytë. Katy Perry renditet në vendin e parë me 83 milionë dollarë, ndërsa Taylor me 80 milionë dollarë falë albumit të saj ‘Reputation’ dhe turneut botëror që vazhdon ende. Perry ka bërë një hap të madh, sepse vitin e kaluar është renditur në vendin e nëntë. Më pas lista vazhdon me Beyonce në vendin e tretë me 60 milionë dollarë, Pink në vendin e katërt me 52 milionë dollarë dhe në vendin e pestë Lady Gaga me 50 milionë dollarë. /revistawho.com