Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka bërë me dije prej kohësh po punon për një film që mban emrin e tij. Tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe filmi që ka në qendër jetën e futbollistit të njohur shqiptar do të transmetohet shumë shpejt.
Mbrëmjen që lamë pas, vetë Loriku ka publikuar posterin zyrtar dhe ka treguar pak nga detajet e filmit. “Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik”. Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ke dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur. 5 dhjetor”,-shkruan ish-futbollisti. Të gjithë adhuruesit e Lorikut tashmë do të njohin jetën e tij nga një tjetër këndvështrim, duke filluar nga 5 dhjetori./revistawho.com