Moderatorja sportive Hygerta Sako ka përdorur opsionin ‘Ask a question’ për t’iu përgjigjur pyetjeve nga fansat dhe ndjekësit e saj. Dikush e ka pyetur sa kile ka humbur dhe ajo ka treguar se ka arritur të zbresë 12 kile nga pesha që kishte më herët.
Sigurisht pas kësaj përgjigjeje shumë u bënë kuriozë të dinë si ja doli. Në përgjigjen e radhës, Hygerta zbuloi se duke konsumuar ushqimet sipas grupit të gjakut dhe duke bërë ushtrime fizike me vullnet ka arritur të arrijë peshën ideale./revistawho.com