Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Dëshironi një fytyrë perfekte? Ja disa nga produktet që mund t’i keni çdo ditë në shtëpi

25/11/2018
in Jetë, Këshilla, Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Dëshironi një fytyrë perfekte? Ja disa nga produktet që mund t’i keni çdo ditë në shtëpi

Lëkura e pastër është një ndër elementët kryesor në fizikun e çdo njeriu. Ajo jo vetëm na bën të ndihemi mirë, po edhe të dukemi bukur. Të gjithë jemi gati të shpenzojmë shuma marramendëse për një lëkurë efikase. RevistaWho.Com ju bën me dije se ka ardhur koha të ndaloni blerjet dhe të përdorni një mënyrë tjetër të vecantë për të qenë të bukur. Mënyra më e pëballueshme nga të gjithë është përdorimi i disa nga ushqimeve që mund t’i gjejmë fare lehtë. Më poshtë, keni të paraqitura disa prej tyre:





 

Karrotat:
Karrota është një ndër perimet më lehtësisht të gjetura në treg. Ajo ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe në forcimin e qelizave. Karrota ka vitaminën A, e cila parandalon mbiprodhimin e qelizave në shtresën e jashtme . Kjo bën që të bllokohen poret. Gjithashtu vitamina A zvogëlon rrezikun e kancerit në lëkurë.


Çokollata e zezë:
Një produkt shumë i rëndësishëm për një lëkurë të mirë është çokollata e zezë. Ajo është e pasur me antioksidantë, acide yndyrore dhe flavonol, me të cilën lëkura “shkëlqen”. Antioksidantët e çokollatës së zezë ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e lëkurës dhe për ta mbrojtur atë nga rrezet e dëmshme të diellit. Për më tepër, relakson arteriet, duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut, atë që e mban lëkurën tuaj në gjendje të mirë. Është e rëndësishme të theksohet, që çokollata të ketë një përmbajtje kakao prej jo më pak se 80% të shtuar me qumësht dhe sheqer.

Speci i kuq:
Një spec i kuq dhe i zakonshëm mund të hahet i papërpunuar , në gjendjen e zakonshme siç është. Ai përmban vitaminën C dhe sugjerohet në një madhësi mesatare. Specat e kuq janë të pasura me karotenoide, për të parandaluar shfaqjen e rrudhave dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke ndihmuar që ajo të duket më e re. Falë karotenoideve, specat e kuq janë gjithashtu të shkëlqyera për të luftuar aknet. Nëse mbani copa të vogla speci gati në frigorifer, gjithmonë do të keni diçka të shëndetshme dhe të shijshme, kur të dëshironi të hani. Për më tepër, do të keni lëkurë të përsosur!

Peshku i kuq:
Peshku i kuq i llojit salmon ose troftë, është një produkt i rëndësishëm për trajtimin e stresit, simptomave të ankthit dhe depresionit. Peshku i kuq siguron vitaminën D, e cila ndihmon në ruajtjen e zemrës, zorrës së trashë, trurit të shëndetshëm. Vitamina D, gjithashtu ndihmon trupin tonë të absorbojë kalcium dhe rrit rezistencën tonë ndaj sëmundjeve të lëkurës.
Peshku i kuq është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftën kundër inflamacionit dhe rrudhave dhe mbajnë lëkurën tuaj të lagur. Për më tepër, konsumimi i rregullt i salmonit nxit rritjen e flokëve të forta dhe të shëndetshme.

Vaji i kokosit:
Vaj kokosit është një nga burimet më të pasura të acideve yndyrore të ngopura. Më shumë se 90% e përbërjes kimike të vajit të kokosit bie mbi acidet yndyrore, të cilat konsiderohen thelbësore për trupin e njeriut.
Vaj kokosit përmban acid laurik – një agjent i fuqishëm antibakterial dhe antiviral, i cili i reziston viruseve, infeksioneve dhe inflamacioneve. Gjithashtu bën që lëkura të hidratohet, të qendrojë e butë dhe elastike. Mund të përdoret dhe si një krem trupi e si produkt ushqimor.

Çaji jeshil:
Megjithëse shumë njerëz preferojnë të pijnë çaj të zi, këshillohet më mirë pirja e një çaji të gjelbër në ditë, sepse çaji jeshil është një burim i madh i antioksidantëve dhe një aminoacid unik, që redukton efektet e stresit dhe përmirëson humorin.
Kur çaji është i nxehtë, nga ai liron antioksidantë, të cilat janë anti-kancerogjene. Gjithashtu çaji jeshil ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.

Tags: lekureprodukte ne shtepi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Next Post
Këshilla nga një stiliste vipash: Si të bëheni të famshme në botën e modës?

Këshilla nga një stiliste vipash: Si të bëheni të famshme në botën e modës?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera