Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kam 13 tatuazhe, por i urrej të gjithë”, Lori Hoxha zbulon 18 gjëra që nuk dinim për të

25/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Kam 13 tatuazhe, por i urrej të gjithë”, Lori Hoxha zbulon 18 gjëra që nuk dinim për të

Lori Hoxha kohët e fundit ka filluar punën si ‘vloggere’, një lloj ‘bloggu’ por në formën e videove. Ditën e sotme ajo ka publikuar një video në të cilën ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj 18 fakte që nuk i kanë ditur më parë për të. Ajo ka treguar se vuan nga ankthi dhe për shkak të kësaj nuk shikon filma horror, por vetëm komedi dhe romancë. Pavarësisht se duket se i pëlqen të dalë shumë, ajo ka thënë se në të vërtetë do të preferonte të qëndronte në shtëpi me njerëzit e saj të afërt dhe të shikonte filma.





Lori ka treguar se ka aplikuar ‘lip filllers’ përpara se të kishte ‘Instagram’ dhe se njerëzit ta njihnin, kështu nëse ajo nuk do të kishte postuar foto në rrjete sociale askush nuk do dinte gjë për ndërhyrjet. Më pas ajo ka zbuluar se për 4 muaj nuk ka pirë asnjë gllënjkë alkool dhe ka hequr dorë prej tij për shkak të ankthit. Ajo ka thënë se do të detoksifikohet dhe prandaj nuk do të lyejë më flokët dhe nuk do të bëjë më thonjtë. Lori ka rrëfyer se në shkollë ka qenë nxënëse shumë e mirë. Pavarësisht se nuk ulej të lexonte për ditë të tëra arrinte t’i kapte gjërat shumë shpejt. Për shkak se më parë nuk ishte aq kofidente me veten, mërzitej nga komentet e ‘Instagram’-it, por tani gjërat kanë ndryshuar për të. Lori ka treguar se më së shumti preket kur komentojnë negativisht për njerëzit e saj të afërt, prandaj marrëdhënien, familjen e saj i mban larg publikut.


Më tej Lori ka zbuluar se nuk i pëlqejnë masazhet, sepse i duket e mërzitshme të qëndrojë shtrirë për orë të tëra. Duke qenë se njerëzit e kritikojnë shpesh sepse flet anglisht, ajo ka treguar se e bën këtë për shkak të ‘Instagram’-it, që të gjithë ndjekësit e saj ta kuptojnë se çfarë thotë. Lori ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe se nuk duhet ta gjykojnë vetëm se nuk flet shqip në rrjete sociale, sepse në shtëpi ajo flet njësoj si të gjithë shqiptarët. Më pas ajo është shprehur se nuk do ta marrë veten shumë seriozisht, i urren njerëzit që rrinë serioz gjithë kohën dhe nuk kënaqen apo nuk bëjnë shaka, qoftë edhe me veten. Ajo ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. “Do të doja që kur isha 17 vjeçe të më thoshte dikush: ‘Mjaft bërë tatuazhe, sepse do t’i urresh një ditë”, – ka thënë Lori. Ajo ka shtuar se mezi pret t’i heq të gjithë dhe me disa prej tyre ka nisur procesin. Lori ka zbuluar se është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë. Lori ka treguar edhe një situatë aspak të këndshme nga ditëlindja e saj dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta festojë më.

“Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur”, – ka treguar Lori.

Ajo ka zbuluar se ka shumë xhinse dhe syze, rreth 200 palë.

Lori ka thënë se nuk e di se si ndihet për martesën dhe fëmijët, megjithatë ajo për momentin ka vendosur të shijojë jetën. Ajo ka treguar se gjëja që do të dëshironte të ndryshonte tek vetja është të mësohet të thojë ‘JO’. /revistawho.com

Tags: 18 fakte qe nuk dime per telori hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
‘Ish-Miss Universe Albania’ shfaqet si aktore dhe regjisore në klipin e ri të Young Zerkës

‘Ish-Miss Universe Albania’ shfaqet si aktore dhe regjisore në klipin e ri të Young Zerkës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera