Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga librat e historisë në universitet e deri tek martesa më e ndjekur në gjithë botën…Historia e njohjes së Princit William me Dukeshën Kate

26/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga librat e historisë në universitet e deri tek martesa më e ndjekur në gjithë botën…Historia e njohjes së Princit William me Dukeshën Kate

Kur flasim për njohjen e një çifti, të gjithë fillojnë të ëndërrojnë si në përralla. Por ja që ka disa raste kur realiteti është më i bukur se ëndrrat. Sot RevistaWho.Com ka vendosur t’ju tregojë njohjen e princit William dhe Kate Middleton. Princi William dhe Kate Middleton janë takuar për herë të parë kur studionin në universitetin “St.Andrews”. Në fillim, ata kanë qenë miq të mirë, Kate një studente sportive dhe e turpshme që studionte histori arti , ndërsa William një princ i famshëm në botë. Gjithçka mes tyre ndyshoi kur Kate mori pjesë në një sfilatë mode në universitet. William pagoi 200 dollarë biletë vetëm për ta parë dhe gjatë asaj mbrëmje, kur vajza sfiloi, Princi i pëshpëriti në vesh shokut të tij “Qenka shumë e nxehtë”.





Nga dy shokë të mirë, ata u bënë të dashur. Çifti e mbajti të fshehtë raportin e tyre, derisa paparacët i fotografuan në vitin 2004 duke bërë ski në Skoci. Princi William dhe Kate Middleton u diplomuan në Universitetin St.Andrews në vitin 2005.


Princi filloi karrierën e tij ushtarake në Sandhurst, ndërsa Kate arriti një punë në Jigsaw si menaxhere shitjesh. Punët e ndryshme të çiftit nënkuptonin se ata ishin në një marrëdhënie të gjatë në distancë dhe nuk po shiheshin më me njeri-tjetrin. Çifti u mundua të përballonte distancën, por nuk ia dolën dot. Në vitin 2007 u ndanë. Për fat të mirë, ndarja nuk zgjati shumë. Ata brenda atij viti u bashkuan sërish dhe u kuptua që nuk rezistonin dot në largësi.

Në tetor të vitit 2010, William i propozoi Kate gjatë një udhëtimi në Kenia. Më pas vendosën unazat dhe Kate u bë pjesë e familjes mbretërore zyrtarisht. Ajo mori në duar unazën e Princeshës së mirënjohur Diana, nënës së Williamit. 29 prilli ishte dhe data që u shënua në librat e historisë. Kate u bë zyrtarisht Dukesha e Anglisë. Me një fustan rrëzëllitës dhe një buzëqeshje të ëmbël, ajo bashkë me njerun që kishte zgjedhur të ndante jetën, parakaluan përpara altarit. Martesa e tyre u cilësua si ngjarja më e ndjekur në televizione në të gjithë botën. Sot çifti jetojnë të lumtur dhe kanë krijuar një familje, që sa vjen e po bëhet më e madhe… Ja që ëndrrat, bëhen realitet!

 

Tags: Dashuridukesha katekateMartesenjohjePrinci Williamuniversitetwilliam
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
Zaimina Vasjari ka një ‘alarm’ shumë special në mëngjes, e vogla Khloe vë gjithë shtëpinë në lëvizje

Zaimina Vasjari ka një ‘alarm’ shumë special në mëngjes, e vogla Khloe vë gjithë shtëpinë në lëvizje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera