Tashmë është bërë e udhës që artistët e huaj të huazojnë ose të kopjojnë këngë të ndryshme nga këngëtarët shqiptarë. Nëse vite më parë ndodhte e kundërta, duket se gjërat kanë ndryshuar. Së fundmi një këngëtare me origjinë bullgare, e njohur si Djena, ka kopjuar këngën e Dhurata Dorës, ‘Jake Jake’. Që në tingujt e parë të këngës mund të dallohet lehtësisht se është e njëjtë me atë të këngëtares shqiptare. Fansave të Dhuratës sigurisht që nuk u ka shpëtuar kjo gjë dhe menjëherë kanë filluar të kritikojnë Djenën duke i thënë se nuk mund të ketë sukses duke kopjuar. Kënga e Dhurata Dorës ‘Jake Jake’ numëron plot 37 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe mund të themi se këngëtarja ja ka arritur qëllimit, fama e saj ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Në fakt kjo nuk është hera e parë që këngët e Dhuratës kopjohen nga artistët bullgarë, sepse në vitin 2016-të dy këngëtarë të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë me hitin e saj ‘A Bombi’. /revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4