Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Performancat më të guximshme të ‘Kënga Magjike’ që me siguri të gjithë i mbani mend

29/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Performancat më të guximshme të ‘Kënga Magjike’ që me siguri të gjithë i mbani mend

Prej 20 vitesh një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës shqiptare, ‘Kënga Magjike’ ka prodhuar hite të shumta që të gjithë vazhdojmë t’i këndojmë ende sot e kësaj dite. Por përveç këngëve, shpesh na mbeten në mendje edhe performancat skenike të këngëtarëve. Sigurisht që në një festival për një këngëtar shumë i rëndësishëm është zëri, megjithatë edhe performancës i kushtohet rëndësi. Është një mënyrë e mirë që artistët e zgjedhin për të fituar të gjithë vëmendjen e publikut dhe pse jo për ta bërë që të diskutojnë gjatë për të. Pikërisht për këtë arsye, shumë këngë të ‘Kënga Magjike’ na kanë mbetur menjëherë në mendje dhe është vështirë t’i harrojmë. Pothuajse të gjithë këta artistë kanë guxuar në një kohë, kur në festivalet shqiptare shumë gjëra cilësoheshin si tabu, sepse vetë publiku nuk ishte mësuar me të tilla performanca. Nëse ne e kemi gabim, mund të na korrigjoni, por e kemi të sigurt se të gjithë i kujtoni shumë mirë këto performanca dhe ndoshta vite më parë është folur shumë për to. Të gjithë e mbajmë mend shumë mirë këngën e Bleona Qeretit, “S’dua”, në ‘Kënga Magjike 2005’dhe momentin kur këngëtarja këndonte dhe kërcente brenda një vaske dhe ujit që binte nga sipër. (Video e performancës së Bleonës nuk gjendet ne ‘Youtube’)





Një nga performancat më të guximshme është ajo e Adelina Ismailit, ‘Nuk Ngec’ në vitin 2009. Adelina është shquar gjithmonë për origjinalitetin e saj dhe ishte ndër këngëtaret e para që u vesh me një ‘body’ të zi material lëkure dhe që bënte lëvizje provokuese në skenë. Në atë kohë kërcimi i saj u diskutua shumë, por sot që gjërat kanë ndryshuar të gjithë mund ta barazojnë me performancat e yjeve botërorë.


Një tjetër këngëtare që në çdo performancë ka ardhur ndryshe dhe është përfolur gjerë e gjatë është edhe Ronela Hajati. Të gjithë e kujtojmë shumë mirë këngën ‘Harroje’, bashkëpunimin me Visarin ‘Neles’ apo  ‘Mos ma lsho’, në të cilat Ronela ka guxuar me të vërtetë shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=jLj5uElAxlc

Edhe Rezarta Shkurta pothuajse çdo këngë të saj e ka shoqëruar me nga një performancë të veçantë që të gjithëve na kanë mbetur mendje. Përveçse është diferencuar nga të tjerët për këtë gjë, është për t’u vlerësuar edhe fakti që idetë për performancat kanë qenë gjithmonë të sajat.

https://www.youtube.com/watch?v=xHotGyG73W8

Po kënga ‘Do pi’ e Zajmina Vasjarit u kujtohet? Me siguri të gjithë e mbani mend mirë gotën e madhe të koktejlit, në të cilën Zajmina qëndronte e shtrirë dhe këndonte.

Në listën e performancave më të guximshme dhe të veçanta, përfshihet edhe Adelina Tahiri me baladën e saj “Ti mos u kthe”. E veshur si një sirenë që këndonte në një shkëmb, Adelina arriti të tërhiqte vëmendjen e  të gjithëve.

Në vitin 2012 Ingrit Gjoni u duk sikur zbarkoi në skenë me një “ushtri të tërë kërcimtarësh” për të dhuruar një performancë të jashtëzakonshme.

Genta Ismajli gjithashtu është shquar gjithmonë për performancat e saj mjaft ekstravagante dhe ajo e këngës ‘Maje’ në ‘Kënga Magjike 2014’ është një nga më të guximshmet.

Në të njëjtin vit edhe Big Mama u komentua shumë për performancën dhe veshjen që kishte zgjedhur për këngën e saj ‘Valentina’. /revistawho.com

 

Tags: 20 vite kenga magjikeAdelina Ismailibig mamaBleona Qeretigenta ismajliINGRIT GJONIkenga magjikeKengetareperformanca te guximshmeperformanca te vecantarezarta shkurtaronela hajatizaimina vasjari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
Next Post
Jennifer Lopez “refuzon” të martohet për herë të katërt

Jennifer Lopez “refuzon” të martohet për herë të katërt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera