Kush nuk e mban mend dasmën e vitit? Videot dhe fotot nga ceremonia e dasmës së Meghan Markle dhe Princ Harry bën xhiron e botës në pak kohë, ndërsa miliona njerëz i panë ‘live’ në TV. Në një kohë kur diskutohet për largimin e nuses së re dhe bashkëshortit të saj nga ‘Kensington Palace’, çdo ditë po dalin të reja nga gjithçka ndodh brenda familjes. Një detaj i pazbuluar nga dasma është publikuar së fundmi dhe duket se nuk flet mirë për dukeshën e Sussex.
Sipas burimeve nga pallati, Meghan ka kërkuar që në ditën e dasmës kisha ‘St George’ të aromatizohet sepse nuk i pëlqente aroma. Sigurisht kjo kërkesë është refuzuar nga mbretëresha e cila e ka konsideruar fëmijërore.
“Përderisa ka shekuj që është e përshtatshme për monarkët, nuk do ketë ndryshime për ty”,-mendohet të ketë thënë mbretëresha. Nga ky moment duket se kanë nisur konfliktet që po çojnë në largimin e ‘diktatores’ Meghan.
Problemet me stafin e pallatit dhe me kunatën Kate duket se janë shkaqet që Harry dhe nusja e tij po ikin nga pallati./revistawho.com