Ditën e sotme është mbajtur ceremonia zyrtare e martesës së dyshes së njohur, Priyanka dhe Nick Jonas. Deri më tani nuk kanë dalë ende fotot zyrtare, megjithatë burime për revistën ‘People’ kanë treguar se nusja dhe dhëndri i kanë besuar veshjet në ditën e madhe, firmës së njohur “Ralph Lauren”. Babai i Nick Jonas, ishte ai i cili kurorëzoi martesën e çiftit. Ditën e dielë pritet të mbahet edhe dasma, e cila është e bazuar e gjitha në traditat indiane, pasi dyshja ka vendosur të respektojë rrënjët e Priyanka-s./revistawho.com