Ditën e sotme kantautori Flori Mumajesi prezantoi këngën pjesëmarrëse në edicionin e 20 të “Kënga Magjike”. Projekti mban titullin ‘Plas” dhe është një baladë mjaft e ndjerë. Përgjatë mini-intervistës që bëri para se të niste të këndonte, ai zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale. “Më është thyer besimi nga shumë njerëz që kam takuar rrugës. Tani kam vendosur mure të forta, por vazhdoj dua megjithëse më është thyer besimi”, tregoi Flori.
Këngëtari theksoi po ashtu se gjatë jetës së tij ka dashuruar vetëm një herë.
“Po, kam rënë në dashuri vetëm një herë dhe njeriu një herë dashuron vërtetë në jetë”,- u shpreh Flori. Kënga “Plas” është e fundit e prezantuar në edicionin e 20 të “Kënga Magjike” dhe u prit mjaft mirë nga publiku i pranishëm në sallë./revistawho.com