QTU është gati tashmë. Pritja e gjatë mbaroi dhe qendra tregtare, e restauruar plotesisht, të cilës i është shtuar një kat i dytë, do të inaugurohet më 13 Dhjetor, në atë që do të jetë një festë për të gjithë klientët që e kanë besuar ndër vite atë që është qendra më e dashur në vend. Durimi i klientëve të QTU-së gjatë këtij viti, kur mega-struktura tregtare iu nënshtrua një rinovimi dhe ri-stilizimi të plotë, po shpërblehet tani me një mjedis të rinovuar tërësisht, me më shumë hapësira, më tepër dritë natyrale, një numër më të madh dyqanesh, mundësi më të mëdha argëtimi, që nga kinemaja Cineplexx, e deri te këndi i fëmijeve që eshtë unik dhe më i madhi në rajon.
Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, një dizajn i ri interior, marka dhe sherbime të reja do të shfaqen për publikun për herë të parë.
Pritet që në ceremoninë e inaugurimit të ketë një numër tepër të lartë pjesëmarrësish. Ceremonia do të zhvillohet përgjatë ditëve të 13-14-15-16 dhjetorit, kur qendra do të organizojë oferta, ulje, dhurata dhe aktivitete të shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e saj.
E ndërtuar në vitin 2005, QTU është qendra tregtare më e dashur për shqiptarët dhe është e para e këtij lloji e hapur në vendin tonë. Ajo ka një mesatare prej 7.1 milionë vizitorësh në vit dhe më 13 dhjetor qendra do të ngrejë siparin për t’i shfaqur publikut përmasat e saj të reja, ku hapësirat publike dhe shërbimet janë rikonceptuar plotësisht për t’iu përshtatur më mirë trendeve të konsumatorit dhe për të krijuar nje eksperiencë të renë të bërin shopping.
Pse është unik këndi i lojrave për fëmijë?
Këndi i lojrave për fëmijë do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, eksplorimesh, një përrallë më vete që i përfshin fëmijët dhe i bën pjesë të një aventure pafund që zhvillohet përherë e më shumë.
Personazhi i posaçëm “Benni Bones” do t’i shoqërojë fëmijët në botën e çudirave, për të eksploruar, por dhe për të mësuar në mjediset e krijuara, si dhe me workshop-et që do të organizohen aty. Mjedisi i lojërave është konceptuar në mënyrë të tillë, që zbavitja të jetë e vijueshme dhe ta mbajë gjallë kuriozitetin e fëmijëve, çdo herë që ata do ta vizitojnë qendrën. QTU është pozicionuar si destinacioni i blerjeve të zgjuara, sepse gjithçka në të është konceptuar rreth klientit, lehtësisë për t’u orintuar, lehtësisë për të blerë, për të gjetur gjithçka me shpejtësi, me leverdi dhe tashmë për të kaluar një kohë cilësore në qendër në mjediset e argëtimit dhe shijimmit të një gatimi të larmishem.
Ja kur hapet Cineplexx me zërin e fundit të teknologjisë
Kinemaja Cineplex vjen në QTU me teknologjinë e fundit të saj të prezantuar tashmë nëpër botë. Cineplexx do të ketë 4 salla moderne me rreth 600 ndënjëse, një mur mbresëlënës në sallën e hyrjes, ndenjëse me lëkurë speciale si dhe karrige për çiftet, të ashtuquajtura “Karriget e Dashurisë”. Me një investim prej mbi 2.5 milionë eurosh, Cineplexx do të garantojë një mjedis mahnitës për përvojën më të mirë të shikimit të filmave më të fundit.
Cineplexx do të hapet pas inagurimit te qendres, pikesisht para Krishtlindjeve si dhuratë për klientët. Përveç ulëseve të rehatshme dhe dizajnit modern, kinemaja më e re në Tiranë do të ofrojë teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm. Për më tepër, të gjitha sallat do të ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit.
Por çfarë e ka bërë QTU kaq të preferuar për publikun dhe çfarë premton ajo në të ardhmen?
“QTU është lehtesisht e arritshme, pasi ndodhet vetëm pak minuta nga qendra e Tiranës, në rrugën më të frekuentuar ndërurbane Tiranë-Durrës, pra është lehtësisht e arritshme, është lehtësisht e eksplorueshme, sepse formati që kemi ruajtuar dhe zgjerimi të japin mundesinë e nje orientimi të lehtë dhe të shpejtë. Ka dyqane të zgjedhura me kujdes që premtojnë raportin ideal cilësi-çmim në blerje, ka zgjidhje të zgjuara për argëtimin e familjeve. Pra QTU është plotësuar në një menyrë të zgjuar. Dhe QTU është zgjedhja më e zgjuar ku vjen puna te familjet” – thotë Joana Korimi, drejtore e marketingut e Acrem, kompanisë që menaxhon QTU-në.
Gastronomia speciale
Një pikë e fortë e QTU-së së rinovuar do të jetë padyshim gastronomia, me restorante të vendosura si në mjedise të jashtme, ashtu edhe të brendshme. Zona e jashtme do të shoqërohet edhe me bimësi natyrale, duke i bërë klientët që të ndihen më pranë natyrës. Do të ketë kuzhina e gatime të ndryshme dhe një hapësirë të re dedikuar enkas gastronomisë. Restorantet me kuzhinë tradicionale, moderne apo edhe ushqimet e shpejta, do ta bëjnë më të lehtë për të gjithë që të përzgjedhin gatimet e preferuara.
Përveç ushqimeve të shpejta të stilit amerikan, do të jenë edhe këto risi për dashamirësit e specialiteteve në kuzhinë: Një subjekt me vetë-shërbim, me menu tradicionale shqiptare. Një pastiçeri ku do të shërbehen ëmbëlsira të ndryshme të cilësisë së lartë, si dhe një verandë me një restorant klasi me kuzhinë italiane, ku vizitorët do mund të shijojnë delikatesën e picave, pastave, rizotove dhe embëlsirave “Made in Italy”.
Elementët e veçantë të ndërtimit dhe “Q”-ja e re
Përveç rritjes së volumit dhe sipërfaqes, Qendra Tregtare Univers do të vijë edhe me një pamje komplet të re duke filluar nga infrastruktura e jashtme, ndryshim në ambientet e brendshme si dhe në imazhin e fasadës. Kjo e fundit vjen e ndërthurur me strukturë metalike, implementimi i së cilës u realizua falë prodhimit të saj në fabrika të specializuara me sisteme të robotizuara jashtë vendit. Kjo fasadë është e tipit kapriata hapësinore, në të cilën janë montuar fasada e xhamit, aluminit dhe 1167 panele dekorative. Ngjyra e fasadës do të jetë tërësisht e kuqe duke e bërë atraktive dhe ftuese përgjatë autostradës si dhe me një emblemizim të logos QTU që do të përmblidhet në simbolin e “Q”-së, e cila personifikon lupën e kërkimit. Në një destinacion të zgjuar ti gjen çfarë kërkon, shpejt e lehtë.
Shifra dhe fakte
Siperfaqja e QTU është shtuar me 14,000m2, duke arritur një total siperfaqe ndertimi prej 47,000 m2.
Vizitorë të pritshëm në vitin 2019: 8.5 milionë.
1500 të punësuar, 500 më shumë se përpara restaurimit.
Markat e reja që vijnë për herë të parë në Shqipëri: NewYorker, Alcott, Burger King, Mango Man, Taf, Buzz.
Marka të reja në QTU: Bershka, Stradivarius, De facto, Koton, Cineplexx, Veranda, Calzedonia, Tezenis, Swarovski, Carpisa, USpolo, Pandora, etj.
Ndërkohë dyqani i Neptun në QTU vjen në formatin më të madh dhe më high tech, me një dizajn inovator dhe larmi produktesh, duke e kthyer atë në dyqanin më të madh të këtij rrjeti.
Për më shumë informacione lidhur me fushatën e inaugurimit dhe të aktiviteteve në QTU mund t’i referoheni ueb-sajtit HYPERLINK “http://www.qtu.al” www.qtu.al.
QTU është nën menaxhimin e Acrem, pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj./revistawho.com