Çifti më i ri i showbiz-it Fatma dhe Alfio kanë zbuluar pak minuta më parë pamjen e shtëpisë së tyre në këto ditë festash. Duke qenë se muaji dhjetor tashmë ka ardhur, atmosfera festive e fundvitit ka nisur të ndihet në çdo shtëpi. Për dy të rinjtë që pak javë më parë pranuan publikisht marrëdhënien e tyre 2-vjeçare këto festa janë shumë speciale. Pamjet nga shtëpia e tyre janë një mrekulli. Pema në një krah dhe disa detaje shumë të bukura dekorative pranë tyre janë vetëm pak nga atmosfera që ka pushtuar shtëpinë e Fatmës dhe Alfios.
Dy të dashuruarit kanë zgjedhur të veshin edhe çorape me ngjyra dhe dekore për t’ia shtuar atmosferës festive. Krahas fotos së publikuar moderatorja ka shkruar: “Erdhën festat. Festat duan dashuri”. Moderatorja dhe shefi i kuzhinës kanë nisur bashkëjetesën prej më shumë se një viti dhe janë më të lumtur se kurrë./revistawho.com