Prej vitit 2015 këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj është martuar me partnerin e saj Dukagjin Fetahun. Në po të njëjtin vit, ata e bekuan dashurinë e tyre me një vogëlush të quajtur Noah. Shpeshherë në rrjetet sociale Argjentina ndan me fansat foto të ëmbla nga momentet që kalon me ta. Së bashku ata kanë udhëtuar në disa vende dhe së fundmi ndodhen në Brezovicë.
Duket se ky udhëtim i tyre ka një arsye të veçantë. Dukagjini ka ditëlindjen dhe këtë e ka treguar Argjentina nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë. Të duam shumë”,- shkruan Argjentina krahas fotos./revistawho.com