Vite më parë një grua 30-vjecare ndihej më e rritur seç ishte. Për arsye të shumta në trupin e tyre vihej re një plakje e parakohshme dhe kjo i bënte ato të dukeshin më të mëdha. Ndërsa 30-vjeçaret e kohëve moderne duken si 10 vite më të reja.
Shkencëtarët kanë provuar se “mosha e mesme” fillon në 35 vjeç, kështu që nëse jeni vetëm 30 vjeç, jeni zyrtarisht e re. Megjithatë më poshtë po ju rendisim disa arsye që kanë ndikuar në këtë dallim mes grave moderne dhe atyre që kanë qenë 10-20 viteve më parë.
-Sot gratë e kuptojnë diferencën në moshë. Nëse para disa vitesh në moshën 30 vjeçare një femër duhej të ishte bërë nënë, tani mendojnë të kundërtën.
-Kanë lirinë e zgjedhjes. Vite më parë një femër ishte e ndrydhur dhe veshjet e tyre të linin për të dëshiruar. Për shkak të paragjykimeve ato detyroheshin të vishnin gjëra që nuk ju shkonin. Ndërsa gratë moderne janë të lira të zgjedhin çfarë të duan.
– Trajtimet e bukurisë kanë ndryshuar. Më parë mjaftonte që gratë të ishin të pastra dhe kaq. Ndërsa sot trajtimet e bukurisë janë të shumëllojshme.
– Kanë lirinë ekonomike. Më herët femrat mendonin vetëm për familjen. Nëse fëmijët dhe bashkëshorti i tyre ishin të kënaqur kënaqeshin edhe ato. Ndërsa sot me paratë e tyre mund të kenë çfarë të duan.
– Kujdesi për shëndetin ka ndryshuar. Gratë e kohëve moderne shkojnë tek doktori edhe për gjërat më të vogla. Ndërsa më parë ato ishin të gatshme që edhe lindjen ta bënin në shtëpi./revistawho.com