Organizmi ynë ka nevojë për shumë ujë, në mënyrë që të jetë sa më i hidratuar. Ndoshta shumë nuk kanë dëgjuar për dobitë që ka pirja e ujit me barkun bosh në organizmin tonë, prandaj ne ju kemi sjellë 5 arsye se pse duhet të filloni ta përdorni dhe ta ktheni në regjimin tuaj ditor.
1. Pastron zorrën e trashë duke bërë më të lehtë thithjen e përbërësve nga trupi ynë.
2. Rrit prodhimin e qelizave të reja në gjak.
3. Redukton peshën. Pirja e një gotë e gjysmë uji në mëngjes rrit metabolizmin tonë me 24%.
4. Uji ndihmon për të hequr toksinat e dëmshme dhe i jep lëkurës shkëlqim.
5. Konsumimi i ujit në mëngjes ndihmon në luftimin e infeksioneve të ndryshme.