Sa herë na ka qëlluar të shohim një personazh shqiptar dhe ta krahasojmë atë me një tjetër shumë herë më të famshëm në Hollywood. “revistawho.com” sjell fotot e 15 personazheve të famshëm shqiptarë me ‘binjakët’ e tyre të huaj…
Adrola Dushi – Sophia Loren
Të gjithë besoj jemi në një medje kur vjen puna për bukurinë e Adrola Dushit. Ajo nuk ka të ngjashme, siç nuk ka të ngjashme as ylli kinematografisë botërore Sophia Loren… Por në këtë foto që kemi zgjedhur, ka diçka që i bën bashkë tiparet unike të të dyjave.
Almeda Abazi – Kendall Jenner
Almeda Abazi, fituesja e kurorës së “Miss Globe” që po zhvillon karrierën e saj shumë suksesshëm në Turqi ka një binjake në botën e të famshmëve… Ajo është Kendall Jenner, motra e vogël e Kim Kardashian. Ngjashmëria e tyre në këto foto, na la pa mend.
Amina Shena – Marilyn Monroe
Editoriali i fundit i modeles Amina Shena për revistën “Elegance” që erdhi si një nderim për ikonën Marilyn Monroe, na la të gjithëve gojëhapur. Fotot e Endrit Mërtirit, sjellin më shumë se kurrë ndonjëherë shumë të gjallë bukurinë e biondes që bëri gjithë botën të dashurohej pas saj.
Anxhelina Hadërgjonaj – Jennifer Lopez
Kur u prezantua për herë të parë me një video në Shqipëri, Anxhelina Hadërgjonaj u krahasua me Shakirën. Sot, kur kanë kaluar disa vite nga ajo kohë, shumica e komentuesve në web e krahasojnë vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj me Jennifer Lopez…
Aurela Gaçe – Pink
Përveçse të ngjashme në energji dhe në potencë vokale, artistet Aurela Gaçe dhe Pink, ngjajnë edhe në imazh… Vetë diva shqiptare ka rrëfyer se kur e bija, Grace, ka parë Pink në TV është kthyer nga Aurela duke thënë ‘mama’.
Bleona Qereti – Monica Bellucci
Kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë krahasim, sepse Bleona Qereti ka vërtet ngjashmëri me të bukurën e kinemasë botërore, Monica Bellucci. Kjo përputhje e tipareve mes sensacionit shqiptar dhe italianes bombastike bëhet edhe më e dukshme në këto dy fotografi, të realizuara nga Vincent Peters.
Dorina Gegiçi – Sasha Luss
Janë të dyja modele, por përveç pasionit për modën i bashkon edhe ngjashmëria në tipare. Modelja shqiptare Dorina Gegiçi, sozinë e saj e ka nga Moska. Bëhet fjalë për të famshmen Sasha Luss, e cila ka realizuar fushata për kompanitë më të rëndësishme të modës.
Elvana Gjata – Kim Kardashian
Yllit të popit shqiptar, Elvana Gjata, i kemi gjetur disa herë ‘motra’ të ngjashme… Në fillimet e karrierës së saj shumë e krahasuan me Jennifer Lopez, edhe për faktin se asokohe JLo frymëzonte trendet e të gjithë botës. Ndërkohë së fundmi me ndryshimin e ngjyrës së flokëve, Elvana ka filluar të na ngjasojë me një yll të showbiz-it, siç është Kim Kardashian.
Holta Dulaku – Eva Longoria
Holta Dulaku, producentja e disa prej programeve hit në Shqipëri ka për binjake një tjetër producente dhe aktore të njohur ndërkombëtarisht, siç është Eva Longoria. Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ në tipare me anëtaren më simpatike në jurinë e talent show-ut “Tu Si Que Vales”.
Krista Merkoçi – Selena Gomez
Kur e takon nga afër Kristën menjëherë të shkon mendja tek këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez… Por edhe ata që nuk kanë pasur fatin ta takojnë nga afër, mjafton të shohin këtë foto për të kuptuar se sa shumë ngjajnë blogger-ja shqiptare me showgirl-in.
Megi Luka – Irina Shayk
“Miss Universe Albania 2015”, Megi Luka, ‘shkrihet’ e tëra kur e krahasojnë me supermodelen Irina Shayk… Dhe në fakt me të drejtë, sepse t’i ngjasosh një imazhi si ajo do të thotë shumë. Megi e ka këtë fat, pasi siç e shohim në këto foto tiparet e tyre janë shumë të ngjashme.
Soni Malaj – Nicole Scherzinger
Vetë Soni Malaj ka rrëfyer disa vite më parë se në një vizitë të sajën në Paris, disa njerëz në rrugë e kishin ngatërruar me kolegen e saj amerikane Nicole Scherzinger. Dhe teksa i shohim në këto foto përballë njëra-tjetrës, nuk do çuditeshim nëse ndonjë shqiptar do ta ndalonte Nicole-n, duke e thërritur ‘Soni’.
Valbona Çoba – Charlize Theron
Megjithëse njëra është shqiptare dhe tjetra amerikane, të dyja mund të klasifikohen si bukuri Hollywood-i. Valbona Çoba dhe Charlize Theron, kanë kaq shumë tipare të përbashkëta me njëra-tjetrën, sa nëse Bona do të ishte bionde me siguri do dublonte ndonjë film në vend të Charlize.
Xhesika Berberi – Gigi Hadid
Të dyja modele, të dyja me tipare të theksuara… Sy të qelqtë, buzë të plota, hundë të vogël, mollëza të bukura. Këto janë tiparet që i bashkojnë bukuroshen shqiptare Xhesika Berberi dhe yllin e kopertinave të “Vogue”, Gigi Hadid.
Zana Krasniqi – Angelina Jolie
Fjala e parë që të gjithë thanë kur e panë në pasarelë Zana Krasniqin, ishte ‘wow, kjo është kopja e Angelina Jolie’… Dhe kjo ngjashmëri me aktoren e famshme, e ndihmoi jo pak Zanën në karrierën e saj si modele në ShBA.