Pas eksperiencës së vitit të kaluar si reportere në “Voice Room”, këtë vit Dojna Mema do të ketë rolin e moderatores së spektaklit. Në një intervistë për ‘Top Channel’, Dojna ka treguar se kjo do të jetë një sfidë e re për të dhe mezi pret ta përballojë. Moderatorja ka shtuar se ka mësuar shumë nga fëmijët gjatë kësaj kohe dhe me ta dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie miqësie. Ndërsa përsa i përket mënyrës së prezantimit ajo ka thënë se do vazhdojë të jetë e njëjta, spontane për çdo situatë.
“Nuk e di as unë se çdo të ndodhë sepse më karakterizon sportiviteti dhe natyrshmëria, ndaj nëse do të më vijë për të qarë do qaj, nëse dua të qesh do ta bëj. Madje ime më sa herë më sheh në ekran thotë : ‘Po mirë, si sheh të gjitha koleget e tua sa të përmbajtura janë kur qeshin? Si lëviz qerpiku! Ti qesh njëlloj sikur po pi një kafe në lagje!’. Kjo për të thënë se kamera nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë pengesë për të qenë unë ,pa stisje, pa poza dhe pa menduar nëse buzëqeshja ime është ‘prej princeshe apo gocë lagjeje’. Për të qenë e sinqertë, preferoj këtë të dytën. Kështu që prisni të papriturën!”, – ka thënë prezantuesja. Dojna nuk do të jetë e vetmja që do të provojë një eksperiencë të re, sepse edhe Arilena Ara do të ulet për herë të parë në karrigen e trajnerëve. Me kaq shumë ndryshime të gjithë presim me padurim të zbulojmë se çfarë surprize ka përgatitur për këtë vit ‘The Voice Kids’. /revistawho.com