Marina Vjollca po shijon disa ditë pushimi jashtë Shqipërisë. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Marina shihet teksa pozon në një zonë urbane me pallate të larta e të shumta, por gjithsesi edhe në këtë pamje fantastike, bukuroshja e ekranit arrin ta marrë vetë vëmendjen.
Burime të afërta tregojnë se Marina është larguar me Getoarin jashtë Shqipërisë, e ç’është e vërteta, që pas lidhjes së tyre çifti shoqërohet gjithmonë bashkë, e udhëtojnë shpesh jashtë vendit.