Festivali “Kënga Magjike” i këtij viti ka rezultuar vërtetë i suksseshëm. Këtë e vërtetojnë këngët e bukura të cilat dëgjohen kudo, performancat e këngëtarëve që vazhdojnë të diskutohen dhe mbi të gjitha surprizat që rezervoi producenti Ardit Gjebrea. E kur jemi tek surprizat ajo çfarë na ra në sy mes shumë të ftuarve në publikun e madh të “Pallatit të Kongreseve” është zonja e ëmbël e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajola Xoxa u shfaq plot sharm e veshur me të zeza, teksa shoqëronte Erionin. Për Ajolën është ndër daljet e para publike pas lindjes së të voglit Kajan. Mund të themi që format e saj dukeshin perfekte.
Nuk e dimë nëse është kujdesur për këtë fakt apo e ka në gen, por diçka mund të pohojmë me plot bindje: “Na la të gjithëve pa fjalë”. Një kombinim mes class-it, zyrtares dhe lozonjares, një super gjetje do ta cilësonim. /revistawho.com