Nicki Minaj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes qoftë për format e saj trupore, muzikën që ajo bën dhe për lidhjet dashurore. Pas ndarjes me të dashurin e saj prej shumë vitesh, Meek Mill, Nicki u fokusua në karrierën e saj. Që prej asaj kohë ka sjellur shumë këngë në treg dhe bashkëpunime që sigurisht kanë qenë shumë të suksesshme.Sot ajo ka postuar 2 foto në instagram-in e saj me një djalë ku dukej shumë e afërt me të.Mesa duket kështu i ka dhënë fund spekulimeve rreth jetës së saj private,pasi prej kohësh kishte thashetheme rreth kësaj teme. Ai quhet Kenneth Petty dhe fansat e Nickit nuk janë aspak dakord me këtë lidhje pasi ai ka pasur një të shkuar jo shumë të mirë dhe ka 5 fëmijë./revistawho.com