Pastërtia dhe rregulli në shtëpi është shumë i rëndësishëm. Për familjet e mëdha ndonjëherë kjo është shumë e vështirë, ndoshta dhe e pamundur. Ndiqni këto 5 këshilla që ta keni më të lehtë:
1. Lani përditë dyshemenë.
Për të mbajtur larg papastërtitë dhe sëmundjet që mund të shkaktohen prej tyre duhet të tregoni kujdes për dyshemetë. Gjatë dimrit duhet të jeni dhe më shumë të vëmendshëm, pasi papastërtitë e rrugës hynë brenda duke lënë kështu gjurmë nëpër shtëpi. Mjetet që përdorni duhen larë me ujë dhe alkool.
2. Vendosni lojërat e fëmijëve në vende të caktuara.
Me fëmijë nëpër shtëpi, mbajtja e rregullit mund të jetë akoma më e vështirë se sa pastërtia, pasi me lojërat nëpër këmbë dhe fëmijët e pakujdesshëm vendi kthehet në një shesh beteje. Për të evituar këtë këshillohet mbajtja e lojërave në një vend të posatshëm.
3. Pastrimi i kuzhinës.
Pas gatimit, pas ngrënies së drekës apo darkës, kuzhina bëhet një kaos i vërtetë. Për këtë këshillohet të lahen enët pas çdo vakti, të pastrohet pjesa e sobës dhe e bufesë si dhe një larje e pjesshme e dyshemesë së kuzhinës.
4. Rregullimi i shtretërve çdo mëngjes.
Nëse keni vizita në mënyrë surpriz, nuk keni pse shqetësoheni pasi shtëpia juaj do duket e rregullt nëse shtretërit nuk janë rrëmujë.
5. Aromatizimi dhe pastrimi i tualetit.
Tualeti duhet të jetë gjithmonë i pastër. Përveç kujdesit ndaj higjenës personale të çdo anëtari të familjes, mund të ndodhë që të përdoret dhe nga ndonjë vizitor në shtëpinë prandaj duhet ti kushtoni gjithmonë vëmendje./revistawho.com