Gili, këngëtarja shumë e dashur për të gjithë ka treguar për ‘Panoramën’ mbi projektet e saj të fundit dhe albumin më të ri që ka publikuar. Albumi ka këngë me tema të ndryshme si kurbeti dhe është kompozuar nga bashkëshorti dhe bashkëpunëtori i saj, Iliri. Projekti i saj i radhës është një baladë e përpunuar po nga ai. Ajo ka rrëfyer dhe një detaj interesant për fustanet e saj të hershme që i mban akoma dhe shpreson t’i shesë në ankand për bamirësi. Gili tregon se njërin e ka shitur për 10 mijë euro dhe më pas është mbledhur material për të ndëruar disa shtëpi.