Banorja e edicionit të fundit të ‘Big Brother’ Tea Zhuli u përfol shumë për lidhjen e sj me Veselin. Këto ditë në media qarkulloi lajmi se çifti ishte rikthyer bashkë. Por në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ Tea i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se nuk kanë folur dhe nuk janë takuar kurrë. Një tjetër thashethem që ajo kundërshtoi ishte një lidhje e mundshme mes saj dhe një ish-banori tjetër, Kristi. “Jemi miq. Thjesht kemi respekt për njëri-tjetrin”-është shprehur ajo. Gjithashtu ajo tregoi se festën e të dashuruarve e ka kaluar me kushërirat e saj, duke darkuar në një nga restorantet e Tiranës.