Serena Williams është një nga lojtaret e tenisit më të njohura dhe më të talentuara. Përveç profesionit të saj, Serena ka nxjerrë në treg linjën e rrobave dhe njerëzit e saj më të afërt janë treguar shumë suportiv. Këtu flasim për burrin e saj, motrën, vajzën e vogël e cila është gjithashtu pjesë e koleksionit si dhe për shoqet e saj më të ngushta, ndër to dhe Meghan Markle. Ajo dhe Serena Williams janë njohur me njëra-tjetrën që në vitin 2010 dhe si shoqja e saj, dukesha ka treguar mbështetjen për linjën e rrobeve duke veshur në publik një xhaketë sportive të stiluar nga Serena. Kjo xhaketë ishte dhurata e Serenës ndaj Meghan dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se ishte shumë e lumtur për dhuratën që i kishte bërë dukesha dhe se tashmë kishin diçka të përbashkët. /revistawho.com