Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz! 13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin! 13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mënyrat unike që kanë zgjedhur VIP-at gjatë 2018-s për të zbuluar shtatzëninë

11/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mënyrat unike që kanë zgjedhur VIP-at gjatë 2018-s për të zbuluar shtatzëninë

Mund të themi se ky ka qenë viti i gëzimeve për shumë VIP-a. Kësaj radhe nuk duam të flasim për karrierën apo sukseset e tyre, por për ditët më të rëndësishme të jetës. Disa prej personazheve të njohur gjatë këtij viti provuan për herë të parë, ndjesinë e të qenurit prind, ndërsa disa të tjerë pritet të bëhen shumë shpejt. Duke qenë se është një nga momentet më të bukura, një pjesë e personazheve të njohur janë kujdesur që ta ruajnë për pak kohë për vetë e më pas ta ndajnë me gjithë të tjerët. Të gjithë VIP-at kanë zgjedhur mënyra mjaft unike për të treguar se familja e tyre do të zgjerohet.





“Kur dy bëhen tre”, – shkruajti Xhensila në një fotografi shumë të ëmbël, në të cilën zbulonte barkun e fryrë dhe Besi vendoste duart mbi të. Sot ata janë të bekuar me një vogëlushe të quajtur, Ajka që mbush me lumturi çdo ditë të mami Xhensilës dhe babi Besit.


Me disa tullumbace në ngjyrë blu, Adelina Tahiri zbuloi se do të bëhej për herë të parë nënë e një djali. “Është djalë”, – shkruante Adelina në fotografinë që lexohej qartë lumturia e saj. Jon ka ardhur në jetë dhe Adelina nuk lë rast pa treguar se tani është e plotësuar në çdo aspekt.

Ajola Xoxa në një fotografi pranë kryebashkiakut, zbuloi se në familjen e tyre shumë shpejt do të vinte një pjesëtar i ri. “Tre zemra duke rrahur”, – ka shkruar Ajola në foto duke i emocionuar të gjithë. Në 6 tetor Kajan ju bashkua familjes dhe ashtu siç thotë Ajola vogëlushi u ka mbushur jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit.

Moderatorja simpatike, Jona Spahiu e mbajti fshehur për një kohë të gjatë shtatzëninë, megjithatë fotografitë e saj flisnin vetë. Derisa disa ditë pas dasmës në një mënyrë të thjeshtë ajo zbuloi se do të bëhej nënë e një djali. Vogëlushi Raiden tani është personi më i rëndësishëm në jetën e mami Jonës.

Ka dhe disa vajza të tjera shumë të njohura që së shpejti do të marrin përgjithmonë statusin nënë.

Elita Rudi në videoklipin më të fundit të Gjikos, ‘Distanca’, u shfaq më në fund me barkun e rrumbullakosur. Pavarësisht fabulës së këngës, në fund të klipit Gjiko dhe Elita shfaqen shumë të lumtur, për të treguar se ndihen të bekuar. Akoma nuk e kanë zbuluar gjininë megjithatë për ata është e rëndësishme që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini pak javë më parë dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo u kërkoi të gjithëve ndjesë për mungesën në rrjete sociale, por tregoi se ka qenë pak e ngarkuar.

Me anë të një prononcimi ekskluziv për ‘revistawho.com’, ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë. “Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – u shpreh ajo e emocionuar. Almeda do të bëhet nënë e një djali, që me siguri do të jetë një bukurosh i vërtetë njësoj si mami dhe babi. /revistawho.com

Tags: lajm i bukurmenyre unikeshtatzenivipat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!
Breaking News

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!

13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Next Post
Kendall Jenner merr një letër dashurie dhe të gjithë fansat e saj u çmendën

Kendall Jenner merr një letër dashurie dhe të gjithë fansat e saj u çmendën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera