Kur vjen puna tek aksesorët e flokëve kryefjalën për vitin 2018 e kanë karficat metalike. Këtë vit ato janë rikthyer në modë dhe ishin pikërisht personazhet e njohur të ekranit, të cilët na i prezantuan si trend. Në stinën e dimrit këto karfica janë të duhurat, pasi flokët janë më të shkujdesur dhe vendosja e tyre në mënyrën e duhur do i bëjë të duken perfektë. Pak kohë më parë i pamë në pasarelat e modës, ndërsa tani i shohim në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale. Nëse dëshironi që edhe ju këtë sezon të dukeni plot stil, ju sugjerojmë t’ju hidhni një sy fotove të vajzave të njohura të ekranit dhe pse jo të frymëzoheni prej tyre./revistawho.com