Bashkëshortja e aktorit të njohur turk Kenan Imirzalioglu ka reaguar për thashethemet e shpërndara në media për një divorc të mundshëm të tyre. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, Sinem Kobal i qetësoi të gjithë fansat duke lënë të kuptohet se martesa e saj është në rregull dhe gjithçka po shkon siç duhet.
Ajo publikoi një foto me shkrimin ‘Sinem Imirzalioglu’ për të shpjeguar gjithçka. Reagimi saj ishte i menjëhershëm, kështu që nuk ka vend për aludime të tjera mbi çështjen në fjalë. Çifti i njohur janë të martuar prej 2 vitesh./revistawho.com