Hueyda El Saied dhe djali i saj Gabriel kanë zgjedhur ditët e ftohta të dhjetorit për t’u arratisur në Karaibe.
Pamjet që bukuroshja e ekranit ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ janë magjepsëse.
Më shumë se të gjithë këto pushime mes diellit dhe detit po i shijon i vogli Gabriel. Dedikimet e Hueydës për të birin nuk kanë munguar. “Me ty Gabriel çdo minutë merr kuptimin e duhur”,-shkruan ajo në një nga fotot ku në sfond shfaqet perëndimin e diellit.
Nëse doni që ta mbyllni vitin me energji të mirë, i ngrohti i verës dhe plazhi është zgjedhja e duhur. Edhe në dhjetor…/revistawho.com