Në dekadën e fundit, çdo ditë e më shumë shtohet numri i personave që preken nga depresioni. Një nga faktorët kyç të krijimit të depresionit është stresi. Ai është i pranishëm në çdo situatë që njeriu kalon, por ka disa mënyra që të ndihmojnë ta kalosh atë. Më poshtë po ju paraqesim disa, që ndoshta nuk ju kanë shkuar nëpërmend.
Qesh:
Të qeshësh thonë se zgjat jetën. Po, po është shumë e vërtetë, gjithashtu largon dhe stresin. Rekomandohet të qeshësh për të evidentuar momentet e pakëndëshme. Gjatë kësaj kohe, qelizat e trupit tuaj i përgjigjen stresit të akumuluar.
Përtyp çamçakëz:
Përtypja e çamçakëzit 5 minuta dy herë në ditë, ul nivelet e ankthit. Gjithashtu rrit energjinë e trupit tuaj. Së fundmi, ky fakt është vërtetuar në bazë të raporteve të ndryshëm.
Merr një kafshë shtëpiake:
Të mbajturit një kafshë shtëpiake në shtëpi, ul tensionin e gjakut dhe ka efekte të menjëhershme. Sjellja e njeriut ndryshon kur pranë ka një kafshë për ta përkëdhelur.
Fli pak:
Mungesa e gjumit mund të rezultojë në stres për mendjen dhe trupin, duke rritur nivelet e kortizolit me 250%. Prandaj një 30 minutësh gjumë mund të ishte shumë i mirë.
Bëj shopping:
Shopping-u është vërtetuar shkencërisht që ndihmon në uljen e stresit. Arsyeja kryesore është sepse të bën të harrosh botën në të cilën ndodhesh. Prandaj psikologët në konsultat e tyre, priren ta sugjerojnë gjithmonë.
Fal dhe harro:
Për të gjithë është shumë e vështirë të falin dikë që i ka lënduar, por në qoftë se dëshironi të mos stresoheni, filloni ta mendoni ndryshe. Falni dhe harroni, jeta është shumë e shkurtër./revistawho.com