Ditën e djeshme dyshja e njohur e ekranit Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë. Modelja solli në jetë vogëlushen, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Si fillim ata e bënë lajmi e ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregonin dorën të porsalindurës.
Por në mëngjesin e sotëm Loredana ka zbukuruar ‘Instagramin’ me imazhin e plotë të vogëlushes. Hana shfaqet duke fjetur në krahët e të atit, i cili ka kaluar natën pranë bashkëshortes dhe të bijës.
Loredana dhe Mozzik zgjodhën që fëmija i tyre i parë të vijë në jetë në një spital në Luzernë, të Zvicrës./revistawho.com