Viti 2018 për Ariana Granden ka qenë i mbushur me shumë sfida. Në fillim këngëtarja ka lancuar albumin e ri, u nda nga i dashuri Mac Miller dhe më vonë ai ndërroi jetë nga overdoza. Pa kaluar shumë kohë, ajo u fejua me Pete Davidson dhe më pas hoqi dorë nga fejesa. Krejt aksidentalisht u përfshi në një sherr online me Drake dhe Kanye West, ndërkohë tani është duke u bërë gati për një tur ndërkombëtar.
Edhe pse Ariana ka vendosur tashmë ta lëri pas të shkuarën, pema e Krishtlindjeve thotë shumë për të. Pema jo vetëm që sfidon ligjin e gravitetit, por shpreh edhe të gjitha ndjenjat e këngëtares. Foton e ka publikur vëllai i saj, Frankie.
E pyetur nga gazetarët se përse ka zgjedhur një pemë me kokën poshtë këngëtarja u përgjigj: “Ndonjëherë jeta është e tillë! Dhe i japim plotësisht të drejtë”./revistawho.com