Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ermal Meta i emocionuar: Nuk e mendoja kurrë se do më ftonin në ‘Festivalin e Këngës’

19/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Ermal Meta i emocionuar: Nuk e mendoja kurrë se do më ftonin në ‘Festivalin e Këngës’

Vetëm pak ditë më parë u paralajmërua se Ermal Meta do të ngjitej për herë të parë në skenën e ‘Festivalit të Këngës’. Shqiptari më i njohur në Itali do të këndojë dy nga këngët e tij më të njohura, si pjesë e surprizave të përgatitura për festivalin. Mbrëmjen e djeshme Meta ka mbërritur në Tiranë për të nisur provat. Ndërsa sot në një konferencë për shtyp, këngëtari është shprehur i emocionuar që do të ngjitet për herë të parë në një skenë aq të madhe ku këndohet vetëm shqip.





Ai ka treguar se nuk e ka pranuar ftesën që në fillim për t’u bërë pjesë e festivalit, sepse nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të përballonte emocionet e mëdha. Ermal Meta ka shtuar se kur është larguar përpara 24 vjetësh nga Shqipëria as që e mendonte se do të bëhej ndonjëherë pjesë e ‘Festivalit të Këngës’. Kur u pyet nëse e ndjek muzikën shqiptare ai u përgjigj: “Kur isha në Shqipëri ndiqja më shumë muzikë klasike, ndikuar nga mamaja. Ndërsa muzika ‘pop’ mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetëm disa kam mundur të shoh”. Ai ka thënë se Eugent Bushpepa është një ndër këngëtarët që e ka lënë me gojë hapur, kur të dy ishin pjesëmarrës vitin e kaluar në ‘Eurovision’. /revistawho.com


Tags: ermal metafestivali i kengessurprize
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Shivai pëson atak kardiak, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai pëson atak kardiak, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera