Dasma e princ Harry-t me Meghan Markle u cilësua si martesa e vitit dhe jo më kot. Që prej asaj kohë çifti ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat. Fatkeqësisht, ardhja e Meghan Markle në familjen mbretërore solli dhe shumë probleme. Familja e Meghan, babai dhe motra e saj, janë vërsulur dhe mesa duket janë të vendosur të mos ta lenë të qetë dukeshën. Gjithashtu kudo po flitet për mosmarrëveshjet midis kunatave apo dhe kapriçot e saj në pallat. Të gjitha këto duket që e kanë shqetësuar shumë dukën. Ai nuk është më i lumtur dhe në pallat shihet gjithmonë i vrenjtur në fytyrë. Largimi nga vëllai i madh gjithashtu është një shqetësim për të, por mesa duket të dy kanë vendosur t’i hedhin pas mosmarrëveshjet dhe të rindërtojnë marrëdhënien e tyre.