Vilma Masha ka qenë një nga të ftuarat speciale në puntatën e radhës të ‘Shiko kush luan’. Ajo është një moderatoret më të dashura sportive dhe pak kohë me parë celebroi dashurinë e saj disa vjeçare me martesë. Dasma edhe pse e thjeshtë, mori vëmendjen e mediave rozë dhe të publikut.
Pyetjes që me siguri i bëhet shpesh këto kohë, për një fëmijë në të ardhmen Vilma ju përgjigj pa nguruar. “Së shpejti”,-u shpreh bukuroshja e ekranit, duke lënë të kuptohet se planet janë të afërta, po ashtu edhe dëshira për t’u bërë nënë. Vilma është prezantuese prej disa vitesh në ‘Digitalb’./revistawho.com