Luana Vjollca është një nder moderatoret më të bukura të ekranit shqiptar dhe për këtë asnjë nuk ka dyshim. Bukuria e saj mesa duket i ka kaluar kufijtë dhe kjo është një surprizë për të gjithë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në emisionin “Shiko kush luan”, ajo ka zbuluar një sekret që askush nuk e dinte më herët.
Luana tregoi se katër prej emrave më të njohur të showbizit-it botëror i dërgonin shpesh mesazhe në ‘Instagram-in’ e saj me 1.3 milionë ndjekës. Bëhet fjalë për dy reperët Tyga dhe The Game, si dhe dy DJ e njohur Calvin Harris dhe DJ Snake. Kjo me siguri ishte një befasi e bukur për të gjithë fansat e Luanës.